Lukunitë e qenve hasen pothuajse në çdo rrugë të Prishtinës. Të shumtë në numër janë edhe në qendrën e qytetit, ku ndjekin, lehin e terrorizojnë qytetarët.
Nga kjo e ka pësuar së fundi një grua e cila u sulmua nga një qen endacak në rrugën ‘Vellusha’ në Prishtinë.
Djali i saj ka denoncuar rastin nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, teksa ka publikuar edhe pamje nga lëndimet që mori nëna e tij.
“Sot, një qen endacak e paska kafshu nanën teme në zemër të qytetit, më saktësisht në rrugën Vellusha, Prishtinë.
Me këtë rast deshta me falënderu kryetarin Perparim Rama dhe Kryeqyteti Prishtina për punën dhe angazhimin e tyre”, shkroi ai.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës pati marrë vendim që të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qentë endacakë. Një person nuk mund të adoptojë më shumë se pesë.