Kryetari i Partisë Demokrtatike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat mbrëmjen e së premtes ka deklaruar se situata në Ballkan është mjaft e rëndë dhe gati për shpërthim.
Ai theksoi se Serbia po përgatitet për luftë. Sipas tij dita-ditës forcat serbe po armatosen dhe po presin momentin që të nisin revansh në Ballkan dhe në Kosovë.
Sipas tij Kosova dhe aleatët perëndimorë i kanë dhënë përgjigje Serbisë, ndryshe nga politika në Tiranë e cila interesohet vetëm për interesat personale.
“Ajo që po ndodh në Beograd, sipas deklaratave të lidershipit serb është armatosja e Serbisë, për një revansh në Ballkan, revansh në Kosovë. Natyrisht Kosova por dhe partnerët tanë strategjikë i kanë bërë të qartë qëndrimet e tyre, jo vetëm me fjalë por edhe me fakte, siç ishte deklarata e David Cameron, por dhe me vepra siç janë angazhimet e SHBA për të përditësuar kapacitete mbrojtëse të FSK, ndërkohë që në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveçse kukuvajka të mëngjesit dhe të darkës, asgjë për sigurinë kombëtare. Kjo është simptomë e një klase politike e shkëputur totalisht nga interesi kombëtar”, tha Basha.