Negociatat në mes Policisë e qytetarit që është duke qëndruar në digën e Liqenit të Livoçit janë duke vazhduar.
Për disa minuta, psikologia ka komunikuar me personin përmes telefonit për ta bindur që i njëjti të mos kryej veprime vetlënduese, ndërsa aktualisht në vendin e ngjarjes janë duke punuar disa policë dhe disa zjarrfikës me personin.
Nga ekipi që po punon për të bindur personin që gjendet në murin e pendës, është kërkuar edhe ndalja e reflektorit, kërkesë kjo e ardhur nga personi.
Janë bërë afër 3 orë që ekipi i kallxo.com gjendet në vendin e ngjarjes dhe nga atje raporton se nuk është arrit ende që personi të bindet që të mos bëj veprime vetë lënduese.
Ai po vazhdon të qëndroj në murin e pendës ndërsa i njëjti mur mund të bëhet i rrezikshëm për shkak të ngritjes së nivelit të ujit, sepse ka nisur që të ketë edhe reshje shiu./kallxo.com