Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka treguar arsyet se pse qytetarët duhet ta mbështesin koalicionin AAK–NISMA.
Dallimi mes Qeverisë Kurti dhe koalicionit AAK-NISMA sipas tij është se këta të fundit do t’i realizojnë premtimet.
“Unë jam i sigurtë që oferta jonë do të jetë shumë ofansive dhe shumë e drejtpërdrejtë për të gjitha grupet e shoqërisë. Dallimi mes qeverisë Kurti dhe koaliconit tonë është se ne do ta mbajmë fjalën, sepse ky asnjë fjalë nuk po e mbanë“, u shpreh Sherifi.
Tutje, Sherifi tha se kreu i Nismës e ka nxjerrë Kosovën nga balta, ndërkaq, kreu i AAK’së e ka bërë ushtrinë e vendit.
“Kemi të bëjmë me një koalicion që dy krerët e tyre kanë provë në jetën e tyre. Fatmir Limaj e ka nxjerrë Kosovën nga lloçi, Ramush Haradinaj e bëri ushtrinë“, tha ai.
Ai tha se kryeministri nuk ka mbajtë asnjë nga premtimet që ka dhënë.
“Po i krahasoj me Kurtin premtimet dhe dështimet që i ka bërë. Asnjë premtim nuk e ka mbajtë.”, deklaroi Sherifi në RTVDukagjini.