Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka shënimin e festës ortodokse të Epifanisë në orët e para të ditës së djeshme.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Putini u zhyt në ujërat e akullta për të shënuar këtë festë.
Edhe pse në temperatura -14 gradë, Putin sipas ritualit, u zhyt tre herë në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë. Uji u bekua nga një klerik dhe vlerësohet të ketë fuqi mbrojtëse dhe shëruese.