Numri i njerëzve të vrarë nga bombardimet në një treg në periferi të qytetit të Donetskut në Ukrainë është rritur.
Zyrtarët lokalë tani thonë se të paktën 25 u vranë në sulm, raporton Associated Press.
20 persona të tjerë u plagosën në sulmin në periferi të Tekstilshchik, duke përfshirë dy fëmijë, tha Denis Pushilin, kreu i autoriteteve të instaluara nga Rusia në Donetsk.
Ai tha se predhat ishin qëlluar nga ushtria ukrainase.
Kievi nuk ka komentuar mbi ngjarjen.