Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një bastisje sot në Zveçan.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.
“Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë kryer bastisje në Zveçan. Bastisja është kryer në një depo, ku janë konfiskuar një sasi e pijeve alkoolike. Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe zyrtarë të Doganës”, ka thënë Elshani.
Siç merr vesh Klankosova.tv, bastisja është bërë në depon e babait të njërit prej të vrarëve gjatë agresionit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.