Të shtënat me armë zjarri u raportuan mesditën e kësaj të hëne në fshatin Bruz Mal të Malësisë së Krujës.
Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur me një plumb në krah 40-vjeçari, Agron Asllani.
Për shkak të terrentit të vështirë që ndodhet fshati në Malqësinë e Krujës, autoambulanca e ka pasur të pamundur për të mbërritur në vendngjarje, për këtë arsye dhe sjellja e të plagosurit në spitalin e Traumës ka zgjatur disa orë.
Paraprakisht dyshohet se 40-vjeçari është konfliktur me një nga bashkëfshatarët e tij, dhe gjatë debatit ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.
Forcat e policisë kanë mbërritur në fshtin Bruz Mal të Malësisë së Krujës, për identifikimin e autorit si dhe arrestimin e tij.