Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Haradinaj ka thënë se roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj.
“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkuar edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit”, ka thënë Haradinaj.
Në takimin lamtumirës, Haradinaj Ambasadorit Abbott i ka ndarë medalje në shenjë respekti për kontributin e tij.
“Sot, prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, të cilin e falënderova për gjithë angazhimit e tij” , ka thënë ai.
“Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, z. Abbott i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, është shprehur Haradinaj.