Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar matjen e fundit, e cila flet për përkrahjen e partive politike në rajonin e Dukagjinit.
Ai ka bërë me dije se rezultati i një ankete të porositur nga LDK-ja tregon se kjo parti gëzon përkrahjen më të madhe të qytetarëve për zgjedhjet nacionale.
Abdixhiku ka thënë se përkrahja e qytetarëve në këtë rajon për LDK-në është 39 – 40 për qind.
“Sapo na erdhën të dhënat prej rajonit të Dukagjinit, ku LDK-ja prinë me rreth 39-40 për qind në zgjedhje nacionale. Po flasë për Komunën e Pejës, Komunën e Istogut, Komunën e Deçanit, Klinës dhe Junikut. Pra, për rajonin 03”, ka thënë Abdixhiku.
“Me dy mijë të anketuar, në një anketë të sapo përfunduar, e kërkuar nga LDK-ja. Nuk po flas për kryetarin e komunës së Pejës, i cili arrin rreth 65-66 për qind. Po flas për zgjedhjet nacionale për parti. Po flas për matje që ne i bëjmë vazhdimisht. Këto matje unë nuk i përdori për propagandë, unë e mbledh partinë.”, është shprehur ai për Nacionalen.