ShBA: I burgosuri amerikan, i pari që do të ekzekutohet me gaz azoti

ShBA: I burgosuri amerikan, i pari që do të ekzekutohet me gaz azoti

Një i dënuar me vdekje në Alabama pritet të bëhet personi i parë në ShBA që do të ekzekutohet me gaz azot, pasi humbi apelimet e minutës së fundit.

Gjykata e Lartë e ShBA-së dhe një gjykatë më e ulët e apelit refuzuan të bllokojnë atë që avokatët e Kenneth Eugene Smith e quajtën një dënim “mizor dhe të pazakontë”, shkruan BBC.

Kundërshtarët thonë se përdorimi i azotit mund të shkaktojë vuajtje të panevojshme dhe një rrjedhje mund të dëmtojë njerëzit e pranishëm në dhomë.

Smith, 58 vjeç, u dënua në vitin 1989 për vrasjen e Elizabeth Sennett.

Alabama ka 30 orë për të kryer ekzekutimin, i cili përfshin pompimin e gazit të azotit përmes një maske, nga e enjtja në 0600 GMT (0100 ET).

Smith do të ishte personi i parë që do të vritej me këtë metodë në ShBA, dhe sipas Qendrës së Informacionit të Dënimit me Vdekje, kudo në botë.

Related Articles