Klinika e Kirurgjisë Torkale, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka demantuar ish drejtorin e Kirurgjisë Torakale Saudin Maliqin se shërbimi i ri VATS është i vitit 2019.
Në reagimin e fundit thuhet se aparatura e re Nuss- Procedurë, e cila realizohet me Vats është lëshuar dje për herë të parë në funksion.
“Klinika e Kirurgjisë Torkale, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton opinionin publik, se aparatura e re Nuss- Procedurë, e cila realizohet me Vats (intervenim kirurgjik në gjoks), për herë të parë, është lëshuar në punë ditën e djeshme.
Përmes aparaturës së re, për herë të parë në Kosovë janë realizuar dy operacione, duke i kursyer buxhetit të shtetit qindra e mija euro.
Me këtë rast, QKUK, e falenderon Dr. Xhevdet Ademaj, i cili punon dhe vepron jashtë vendit, e që ka ndihmuar të realizohen këto operacione.
Për procedurën Nuss, pacientët deri ditën e djeshme, janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Aparatura e re moderne, e lëshuar në punë ditën e djeshme, i plotëson të gjitha kushtet për intervenime kirurgjike në gjoks” thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.