Inteligjenca Artificiale është një ekonomi e re – mund ta ndryshojë tregun e punës

Inteligjenca Artificiale është një ekonomi e re – mund ta ndryshojë tregun e punës

Në emisionin EURO n’7 me Menduh Abazin është diskutuar se a do të ndikoj Inteligjenca Artificiale në humbjen e vendeve të punës.Ishte konstatim i përgjithshëm së AI (Inteligjenca Artificiale) do të ndikoj tek punësimet por që në shumë fusha asnjëherë nuk do të mund ta zëvendësoj njeriun.

Edhe vet shefi i CHATGTP e ka konsideruar  se kjo është një Hiroshima e momentit dhe se ende nuk dihet se cila punë do t’i zëvendësoj AI (Inteligjenca Artificiale) por se do të ndryshoj shumë të bërit biznes.

Gjatë debatit u konstatua se ka shumë punë që AI do t’i zëvendësoj por që vendimmarrja gjithmonë do të jetë tek njeriu.

Muzafer Shala gjatë debatit ka pohuar se  gjatë zhvillimeve teknologjike, gjithmonë kemi tentuar t’i optimizojmë proceset dhe tashmë kjo mund të ndodh.

Sipas tij AI do ta rreguollojë࡙ gjithë tregun jo vetëm industrinë e ICTsë por të gjitha pa asnjë dallim.

“Ideja është që ka me i optimizu shumë proceset dhe mendoj që njerëzit kanë me mujt me qenë edhe më kreativ në zgjidhjet e tyre, sepse nëse është diçka repetitive që një person e konsumon shumë, atëherë ai ka me pasë ide tjera për me qenë më kreativ e atë punë repetitive me automatizu me një vegël tjetër me AI në këtë rast” ka thënë Shala.

Në anën tjetër Valon Canhasi nga HALLAKET ka thënë se “AI” do të jetë një ekonomi e re dhe do të sjellë ndryshime të mëdha në të gjitha sektorët.

“Vendimmarrja ndoshta, ka mi qëndru besnik njerëzve, po përndryshe shumë gjëra kanë me ndryshu. Ka me ndryshu mënyrën e bërit e biznes, të mendumit për shkak se është zhvillu shumë shpejtë, pra do të jetë një ndryshim që fundin nuk mundet ta parashikoj askush”, ka shtuar Canhasi.

Ndërsa inxhinieri softuerik Ariban Shkodra ka thënë se në fillim AI dhe CHATGTP ka krijuar njëfarë frike tek njerëzit por fatmirësisht shumë shpejtë kjo ndryshoj sepse tashmë kjo është bërë një vegël e cila shkurton shumë punën.

“Përpara kemi humb kohë 4-3 orë me me gjetë mënyra qysh me iu qasë problemit. Sot gjet CHATGPT, inteligjenca artificial po ta ofron atë kohë nga 2-3 minuta dhe po ta japë drejtim se si me iu qasë problemit, që është shumë e nevojshme. Sa i përket sa ka me ndiku kjo në fuqinë punëtore, njerëz që s’kanë me mujt me u adaptu  në përdorim të AI ka me ju shkaktu probleme, përndryshe personat që kanë me u adaptu në përdorim dhe me ditë qysh kanë me përdorë  unë mendoj që ka me i fuqizu te tej mase”, ka thënë Shkodra.

Related Articles