Molliqaj: Zgjedhjet e parakohshme, spekulim i opozitës parlamentare e cila po dështon

Molliqaj: Zgjedhjet e parakohshme, spekulim i opozitës parlamentare e cila po dështon

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në intervistën ekskluzive për Gazetën Enigma, thotë nuk sheh zgjedhje të parakohshme në vend.

Ai tha se ato janë vetëm spekulim i opozitës e cila nuk po ndërmerr asnjë hap për ti bërë ato të mundshme.

Për besimin tonë, zgjedhjet për Kuvend të Kosovës do të jenë zgjedhje të rregullta. Kjo qeveri, për veten, nuk gjen dot asnjë arsye pse të shkoj në zgjedhje, anipse ka dështuar në mënyrë spektakolare në të gjitha fushat e me të gjitha grupet shoqërore. Zgjedhjet e parakohshme kanë mbetur spekulim i opozitës parlamentare e cila nuk ndërmerrë asnjë hap që t’i shkaktoj ato zgjedhje”, shtoi Molliqaj.

Related Articles