Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, në një intervistë për Gazetën Enigma, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, ku mes tjerash ka adresuar kritika të shumta kundrejt, ish aleatit të tij kryesor, Albin Kurtit, shkruan Gazeta Enigma.
Ndër të tjerash, ai foli edhe rreth zërave se Qëndron Kastrati do të largohet drejt një partie tjetër.
Molliqaj mohoi zërat se Qëndron Kastrati do ateroj nga PSD në një parti tjetër.
“Largimi i Qëndron Kastratit nga PSD është lajm i pavërtetë dhe na mbetet të shohim cilat janë tendencat që një thashtheme e tillë të shpërndahet në publik”, tha ai për Enigmën.