Kryeministri i Mqedonisë së Verit, Talat Xhaferi, në një intervistë për Klan Kosova ka theksuar se ai ka punuar çdo herë për të gjithë qytetarët në të mirë të të gjithëve.
“Nuk do të doja të komentoja sjelljet e partive politike opozitare shqiptare, shpresoj që shqiptarët t’i shohin ndryshe këto punë, dhe përgjigjet do t’i japin ato më mirë”.
“Ndaj mendimin se nuk mbisundonte aspekti i përkatësisë etnike në opinion, edhe pse ndoshta në prapavijë ka qarqe se edhe atë kontekst e kanë kundërshtimin. Mbi të gjitha akuzat konkrete ishin kundndrejt detyrës paraprake në mënyrë të duhur apo jo të duhur”.
“Personalisht më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që në mënyrë të drejtëpërdrejtë më drejtohen me uratat për mënyrën në menaxhimin e institucionit paraprakisht”, ka thënë Xhaferi.