Këta janë katër të dyshuarit për garën që përfundoi tragjikisht në Gjilan

Këta janë katër të dyshuarit për garën që përfundoi tragjikisht në Gjilan

Katër persona janë ndaluar si të dyshuar për garën e veturave që përfundoi me fatalitet në orët e hershme të 25 janarit në fshatin Miresh të Gjilanit, ku për pasojë vdiq një 28-vjeçar.

Gazeta Sinjali ka zbuluar emrat e katër të ndaluarve, të cilët dyshohen se ikën nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmë personave të aksidentuar.

Ata sipas burimeve janë: Dionit Abdyli, i arrestuar sot nga Policia si dhe Bardh Abdyli, Lirigzon Mustafi, Fidan Arifi, të arrestuar ditë më parë.

Për kapjen e këtyre të fundit, ka njoftuar dje edhe Porkuroria.

Sipas Prokurorisë, F.A. dhe B.A. janë ndaluar pasi dyshohen për veprat penale “Rrezik i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme’’ dhe ‘’Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik’’, dhe L.M., për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit F.A. dhe B.A, më 25 Janar 2024, rreth orës 00:50 minuta, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan, ku edhe i ndjeri L.R., ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën. Po ashtu, dyshohet se pas vetaksidentit, të dyshuarit – vozitësit F.A. dhe B.A., si dhe i dyshuari – pasagjeri L.M., nuk i kanë dhënë ndihmë tani të ndjerit L.R., duke u larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Related Articles