Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi pretendon se të paktën 26 mijë e 637 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.
Shifrat e raportuara nga ministria nuk bëjnë dallim mes luftëtarëve dhe civilëve, shkruan Sky News.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se 65 mijë e 387 të tjerë janë të plagosur.
Ministria poashtu thotë se 215 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit dhe 300 janë plagosur.