Ishte nisur për në Cyrih, gjatë rrugë kosovarja humb kontrollin mbi makinën dhe rrokulliset në fushë

Ishte nisur për në Cyrih, gjatë rrugë kosovarja humb kontrollin mbi makinën dhe rrokulliset në fushë

Të hënën, një shofere, gjatë drejtimit të automjetit të saj ka dalë nga korsia në autostradën A1 pranë Wängi TG. Automjeti është rrokullisur disa herë dhe ka ndaluar në një fushë, transmeton albinfo.ch. Shoferja, një kosovare 36 vjeçe, u desh të dërgohej në spital.

Ajo ishte nisur për në Cyrih në orën 12.30, sipas policisë kantonale të Thurgaut. Në Wängi ajo u largua nga rruga për arsye ende të paqarta, kaloi me makinë mbi pankinën e rrugës  dhe u përplas me parmakun mbrojtës, shkruan schweizerbauer.ch. Automjeti është rrokullisur disa herë, deri sa ka pushuar anash në një fushë.

Gruaja ka pësuar lëndime mesatare nga aksidenti dhe është dashur të dërgohet në spital nga shërbimet e urgjencës, përcjell albinfo.ch. Dëmi i shkaktuar automjetit të saj, pankinave dhe parmakut mbrojtës kap vlerën e rreth dhjetë mijë frangave. Prokuroria publike në Frauenfeld ka urdhëruar një mostër gjaku dhe mostër të urinës nga shoferja.

Related Articles