Ky është i arrestuari në Gjakovë, mashtronte femrat se po ua heqte “sehiret”, i çonte në bjeshkë për shfrytëzim seksual

Ky është i arrestuari në Gjakovë, mashtronte femrat se po ua heqte “sehiret”, i çonte në bjeshkë për shfrytëzim seksual

Gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të pandehuri i cili dyshohet se ka shantazhuar dhe mashtruar një grua që kishte vajzën e sëmurë.

Sipas burimeve të Indeksonline, i pandehuri quhet Avdyl Vehapi i cili është vetshpallur si evlia.

I njëjti është një mashtrues i cili i ka mashtruar disa gra kinse ua ka larguar “sehiret” duke i dërguar në bjeshkë ku i ka shfrytëzuar seksualisht dhe më pas i ka shantazhuar.

Në komunikatën e prokurorisë thuhet se ai dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së rreme të fakteve, ka mashtruar A.H., pasi e njëjta e kishte vajzën e sëmurë dhe ka rënë në kontakt me të pandehurin që paraqitet si person që ka aftësi fetare shëruese.

“Gjithashtu i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kanos personin, se do të zbulojë lidhjen e tyre jashtëmartesore, dhe për këtë i kërkon të holla duke e tërhequr pensionin e Zvicrës dhe të ja sjell të pandehurit”, thuhet në komunikatë.

Related Articles