Të premtën Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli fajtor Zyrtarin Policor V.I.
Ai u dënua për veprën penale Dhunë në familje, dhe veprën penale Lendim i lehtë trupor.
Gjykata e gjeti fajtor atë për këto veprime kriminale ku e dëmtuar ishte bashkëshortja e tij.
I akuzuari u dënua me 8 muaj burg efektiv dhe dënim me gjobë në vlerë prej 800 euro, ka bërë të ditur për Insajderin avokatja e viktimës, Leonora Dervishaj- Pacolli.
“Ne arritëm, të paraqesim çdo provë dhe dëshmi duke dëshmuar qartë dhunën fizike dhe psiqike që i është ushtruar në vazhdimësi ndaj të dëmtuarës”, ka thënë ajo për Insajderin.
Palës së dëmtuar të cilën e përfaqësoj, “sot i është kthyer dinjiteti dhe besimi në drejtësi edhe përkundër faktit se Prokuroria 3 herë e ka hudhur kallëzimin e saj penal”, ka thënë për Insajderin avokatja Leonora Dervishaj- Pacolli.
Ajo ka dhënë edhe një mesazh pasi u kumtua vendimi.
“Prandaj, mos e toleroni dhunën në asnjë nga format e saj, sepse Drejtësia do të triumfojë. Çdo grua duhet ta denoncojë dhunën fizike dhe psiqike dhe ta luftojmë se bashku”, ka thënë Leonora Dervishaj- Pacolli.