Të premten rreth orës 22:15 një ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth gjashtë persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000 Euro, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, nuk raportohet për të lënduar.
“Rr. Rrustem Statovci, Prishtinë 02.02.2024 – 22:15. Ankuesja ukrainase ka njoftuar policinë se në banesën e saj kanë hyre rreth 6 persona të dyshuar të panjohur dhe nën kërcënimin e thikës i kanë marrë rreth 15000-16000€, 100 dollarë, pasaportën e Ukrainës dhe disa valuta ukrainase. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.