Husamedin Abazi, hoxhë në xhaminë e “4 Llulave”, si pak hoxhallarë, ka komentuar finalen e Big Brother Vip Kosovës. Në shkrimin e tij, hoxhë Abazi shkruan se i është gëzuar fituesit të BBVK-së, pra fitores së Lumbardh Salihut.
Në fakt, ai ka shkruar se nuk e ka parë asnjëherë Lumbardhin, por se e ka parë lajmin në Facebook.
“Fituesi i Big Brother
E di që çuditeni me mua, por, se fshehi që u gëzova me fituesin e Big Brother! Edhe pse kurrë se kam parë këtë djalin, as në tv dhe as gjetkë, por tash e pashë si lajm në fb! U gëzova që megjithatë nuk kemi ra n’fund t’pusit, siç na i dëshiruan jo pak “dashamirë” të këtij vendi!” – shkroi hoxhë Abazi në Facebook.