Rreth orës 13:40 një person ka humbur jetën në një vetaksident te “Kroi i Mbretit”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
“Si pasojë e vetaksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor. Nga Emergjenca jemi njoftuar se personi që është dërguar për trajtim mjekësor, është pa shenja jete”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, Krasniqi tha se njësia policore e trafikut ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një veturë.