Petritsch për ndalimin e dinarit: Kurtin e njoh për të mençur, por kjo gjë është politikisht e pamençur

Petritsch për ndalimin e dinarit: Kurtin e njoh për të mençur, por kjo gjë është politikisht e pamençur

Ish-i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petritsch, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë ishte politikisht i pamatur, pasi vetëm e thellon më tej konfliktin.

Ai tha se është i bindur se është e nevojshme që negociatat të përparojnë sa më shpejt dhe prandaj i bën thirrje Brukselit, të dërguarit special të BE-së Miroslav Lajçak dhe kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, sepse është e nevojshme për të rifutur dinamizëm në negociata.

“A do të jetë e mundur të arrihet deri në fund të negociatave këtë vit? Unë dyshoj. Ka shumë zgjedhje në Evropë, në BE, Austri, SHBA. Por unë besoj se Evropa duhet t’u bëjë thirrje të dyja palëve që të mos marrin pamatur Kjo ka ndodhur tani me monedhën. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje tranzitore. Pra, politikisht nuk ishte e zgjuar, por një shtet formalisht sovran mund të marrë vendime të tilla”, beson Petritsch.

Kur është fjala për reagimin e komunitetit ndërkombëtar, pasi që SHBA-ja dhe BE-ja i bënë thirrje Kosovës që të mos e zbatojë atë vendim, të cilën Kosova deri më tani e ka injoruar, Petritsch thotë se disa nga deklaratat dhe veprimet e Kurtit nuk kontribuojnë në një kompromis.

“Kurtin e njoh prej shumë vitesh. Ai ka një mendim politik solid, të shkëlqyeshëm. Kjo nuk i lehtëson negociatat me të. Meqenëse është i zgjuar, gjithmonë gjen mundësi t’i tregojë Beogradit se kush është dhe cila është politika e tij. Fatkeqësisht, kjo nuk është mirë kur duhet të gjesh një kompromis dhe kur nuk duhet lejuar të nxisë tensione të reja. Situatat më të këqija të sigurisë duhet të parandalohen me çdo kusht”, paralajmëroi presidenti i “Marshall Fund” në Austri.

Prandaj, thotë ai, Kosovës duhet t’i thuhet fuqishëm që të mos ndërmarrë veprime të nxituara, sepse kjo mund të jetë e keqe.

Related Articles