Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian po përdor standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për serbët e Kosovës dhe shqiptarët në Luginë.
Sinani tha se BE-ja nuk po reagon ndaj spastrimit etnik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Apo për mospërmbushjen e marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë?”, tha ajo.