Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK-ja thuhet se Abdixhiku dhe Cuvelier diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe qëndrimeve të Lidhjes Demokratike, karshi këtyre zhvillimeve.
Abdixhiku falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës, në proceset integruese të saj.