Sot në Prishtinë është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të dy projekteve në kuadër të Grantit të Ndihmës Japoneze për Projektet Sigurisë Bazike Njerëzore (GGP) për vitin fiskal 2023.
Kontratat e Grantit u nënshkruan nga Keisuke Yamanaka, i Ngarkuar me Punë në kuadër të Ambasadës së Japonisë në Kosovë dhe përfaqësuesit e dy komunave; Bexhet Xheladini, kryetar i Komunës së Dragashit dhe Abdulhadi Krasnic, kryetar i Komunës së Mamushës.
Në fjalën e tij, Yamanaka theksoi se çështja e mjedisit dhe kujdesi shëndetësor janë të spikatura në mirëqenien e njerëzve dhe se duhet të arrihen pavarësisht vendndodhjes ku jetoni.
Kjo është arsyeja pse Japonia ka mbështetur në ato zona në Kosovë për më shumë se një dekadë. Ai po ashtu përmendi se projekti në Dragash është dyfishim i sistemit të depozitimit të mbeturinave i cili ishte iniciuar se pari nga projekti i JICA.