Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Madje nuk janë të rralla as rastet kur shoferët përfshihen në gara ilegale me vetura, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Prishtina’ në Prizren, ku janë përfshirë dy vetura.
Sinjali mëson se deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi shoferi 19-vjeçari, i cili ishte duke bërë gara me një veturë tjetër, ka humbur kontrollin mbi timon shkaku i shpejtësisë dhe është përplasur me një veturë tjetër.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar, teksa janë shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe është intervistuar nga organet e hetuesisë.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar ndalimin e 19-vjeçarit.