Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen “Xhabiej” në Shkodër.
Sipas raportimeve të para, mësohet se është gjuajtur mbi makinën e shtetasit Sel Brahimi. Si pasojë ky i fundit ka ngelur i plagosur.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po heton për zbardhjen e plotë të plagosjes.