Kina për dinarin në Këshill të Sigurimit: Kosova t’i tërheqë vendimet e saj të pakuptimta

Kina për dinarin në Këshill të Sigurimit: Kosova t’i tërheqë vendimet e saj të pakuptimta

Përfaqësuesi i Kinës në seancën e sotme për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka kërkuar që Kosova ta tërheqë vendimin nga i cili nuk lejohet përdorimi i valutave të tjera përpos euros, duke iu referuar specifikisht dinarit.

Sipas Kinës, një vendim i tillë nga ato që ai i quante institucione të përkohshme, ka krijuar panik masiv dhe tensione për të cilat Kina tha se janë shumë brengosëse.

“Këto veprime unlitarerale kanë shkaktuar panik masiv, duke krijuar tensione të cilat konsiderohet se janë shumë brengosëse”, ka thënë përfaqësuesi kinez.

“Tensionet e eskaluara dhe antagonizmat akute e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe nuk u shërbejnë interesave të askujt, andaj ftojmë institucionet e përkohshme që t’i tërheqin vendimet e tyre të pakuptimta dhe t’i ndalin veprimet që e rëndojnë situatën”.

Related Articles