Tre persona të panjohur kanë hyrë dhunshëm në një depo në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Sipas policisë, të dyshuarit fillimisht e kanë lidhur rojën e depos, ndërsa më pas kanë depërtuar me forcë në objektin të cilin ishte duke e ruajtur viktima.
“Nuk dihet nëse është vjedhur diçka. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh
Policia, rastin e ndodhur më 9 shkurt të këtij viti e ka cilësuar si “vjedhje në tentativë”.