Pas një vizite në Maqedoni të Veriut, kryeministri Albin Kurti është kthyer në Prishtinë. Ai bashkë me bashkëpartiakë ka marrë pjesë në organizimin përkujtimor me rastin e 17 vjetorit të vrasjes dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj e Arben Xheladini.
Ai tha se në atë protesët paqësore kundër Pakos Ahtisari ishin shkrepur 232 plumba gome me afat të skaduar dhe jashtë protokolleve të Kombeve të Bashkuara.
Kurti ka treguar se si në atë kohë kanë kundërshtuar ulëset e garantuara e të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me të drejt vetoje për pakicën serbe, decentralizimin mbi baza etnike dhe shuarjen e trupave mbrojtëse të Kosovës.
“Sot me 10 shkurt ne i përkujtomë me mall e dhimbje por edhe me krenari, Mon Balaj e Arben Xheladini, dy aktivistë të VV-së të cilët u vranë para 17 vjetëve nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. 232 plumba gome me afat të skaduar dhe të keqpërdorura jashtë protokolleve të Kombeve të Bashkuara u hodhën mbi gjokset dhe kokat e protestuesve paqësor. Me 2 shkurt të viti 2007 pat zbritur pakoja e Ahtisarit e cila u kundërshtua dhe u kritikua nga lëvizja jonë VV, me qenë se parashihte shumë koncesione monoetnike në vendin tonë. Ne atë botë kundërshtuam ulëset e garantuara e të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me të drejt vetoje për pakicën serbe, kundërshtuam realitetin mbi baza fetare, decentralizimin mbi baza etnike, kundërshtuam shuarjen e trupave mbrojtës të Kosovës dhe kundërshtuam vazhdimin e sundimit ndërkombëtar me fuqi ekzekutive mbi neve. Ajo ishte një protestë paqësore. Për krimet që kanë bërë as sot as nesër askush nuk mund të ketë imunitet nga drejtësia”, ka thënë Kurti.