Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë te një gurthyes në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt.
Siç merr vesh Sinjali, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.
Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë përkatëse të Policisë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur viktima i takon moshës madhore
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një vendpunishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”.