Hoxhaj: Nuk përjashtohen përshkallëzimet e situatës, Kurti të sillet si partner i Amerikës

Hoxhaj: Nuk përjashtohen përshkallëzimet e situatës, Kurti të sillet si partner i Amerikës

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj tha se ndonëse nuk mendon se do të ketë një luftë në Kosovë, nuk përjashtohet mundësia për përshkallëzime si ajo që ndodhi në Banjskë.

Ai tha se në një situatë të tillë si ajo që ndodhet bota sot kryeministri Kurti do duhet të tregohej më tepër aleat me SHBA-n ë, pasi nëse një luftë do të ndodhte në këto momente vëmendja nuk do të ishte më në Kosovë.

“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që mund  të  ketë akte të agresioni dhe incidente sikurse ishte ai i Banjskë. Është shfaqje tipike e luftës hibride dhe jam më se i sigurt se për Rusinë, Kosova, Lumi Ibër, apo pjesë të tjera të Ballkanit të banuar nga Serbët janë pika nevragjike për të zbatuar metoda të luftës hibride, por jam i bindur se sa kohë ka polici të Kosovës në veri, sa të kemi ushtrinë e Kosovës dhe trupa të KFOR-it në Veri nuk do të ketë luftë”, tha ai në euronews.

“Por përshkallëzime si ato që kemi parë nuk përjashtohen. Për mendimin tim, qeveria e Kosovës, po e lexon gabim situatën gjeostrategjike ndërkombëtare, mban edhe shumë gabimisht qëndrime të caktuara politike sepse natyrisht edhe nëse ndodh ndonjë përshkallëzim, nuk do të ishte vëmendja kryesore e botës në atë që ndodh në Kosovë, se ne po e shikojmë se pas luftës në Gaza e Palestinë, pas dramës së Gazës, është harruar lufta në Ukrainë, kur në këtë moment thuajse gjysmë milionë njerëz kanë humbur jetën”.

Sipas Hoxhajt, kjo nuk është kohë kur mund të luhet me zjarr, pasi vëmendja kryesore është se çfarë po ndodh në Tajvan, në Moldavi apo në ndonjë shtet baltik, i cili mund të sulmohet.

Kryeministri Kurti duhet të sillet si partner në këtë kohë dhe të shikonte se si mund ta zgjerojë sovranitetin e Kosovës me koordinim të mirë me amerikanët”, tha ish-ministri.

Related Articles