Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili ndodhet në Shqipëri, teksa foli para mediave për arritjet e Shqipërisë, nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e suksesshëm në SHBA.
Blinken e përmendi këngëtaren nga Kosova, Dua Lipa dhe shefen e teknologjisë në Open AI, Mira Murati.
“Amerikanët kërcejnë gjithë natën me Dua Lipën’- tha Blinken, ku si dëshmi e lidhjeve të fuqishme SHBA-Shqipëri përmendi Mira Muratin si dhe një restorant shqiptar në SHBA.
Blinken përmendi edhe kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ku ‘premtoi’ se do të vizitojë vendin gjatë finaleve të kupës.
“Unë e pash sot në rrugët e Tiranës, energjinë për të ardhmen. Të ardhmen e integruar me perëndimin dhe botën. Vitin e kaluar Shqipëria kishte një numër rekord turistësh, vendi juaj u kualifikua në Europian. Unë do të vij gjatë finaleve të kupës dhe ndoshta mund t’ju ndihmoj. Po shihni lidhjet e fuqishme të vendeve tona. Amerikanë të rinj po vallëzojnë gjithë natën me Dua Lipën, shefja e AI është Murati. Në New York nga restorantet më të mira është shqiptare”-u shpreh Blinken.