Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është larguar nga ambientet e Qeverisë së Shqipërisë për t’u larguar më pas drejt Gjermanisë.
Vizita e tij historike zgjati rreth 8 orë. Ai u takua me personazhet më të rëndësishme politike të Shqipërisë dhe jo vetëm.
Përpos takimeve me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentin Bajram Begaj.
Blinken pati një takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaça, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Mungoi një takim me përfaqësues të palës opozitare, duke e arsyetuar me faktin se “sot mori mjaftueshëm nga Shqipëria”.
Në konferencën e përbashkët me Ramën, ai dha disa mesazhe të rëndësishme vlerësimi për Shqipërinë, që nga roli në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./tvklan.al/