Xhudistja jonë, Nora Gjakova është detyruar të mos paraqitet në finalen e Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit, shkaku i një lëndimi në pësuar në gjysmëfinale.
Nora ishte afër të merrte medaljen e artë në Grand Slamin e Bakut në kategorinë deri në 57 kilogramë, pasi ishte e pandalshme në çdo luftë.
Megjithatë, xhudistja pejane duhet të kënaqet me medaljen e argjendtë, pasi nuk mund të paraqitet në finale shkaku i lëndimit.
Është vet faqja zyrtare e Federatës së Xhudos, e cila ka konfirmuar se Nora u dëmtua në gjysmëfinale.
“Nora Gjakova fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam Baku 2024”.
“Nora Gjakova ishte e pandalshme deri në finale të Grand Slam Baku 2024 ku për arsye të lëndimit është detyruar ta ndërpres garën dhe të merr medaljen e argjendtë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, pejania mposhti gjeorgjianen Nino Loladze në luftën e parë, Acejla Toprak të Azerbajxhanit në të dytën, serben Marica Perisic në çerekfinale dhe holandezen Julie Beurskens në gjysmëfinale.
Në finale, Gjakova do të ndeshje me kanadezen Christa Deguchi, por ishte e pafat.