Ambasadori italian: Të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e reja në komunat veriore 

Ambasadori italian: Të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e reja në komunat veriore 

Ambasadori Italian në Kosovë, Antonelo De Riu, ka thënë se bashkërisht duhet gjetur rruga e duhur drejt tranzicionit të zbatimit të rregullores së re të BQK-së. 

Diplomati italian u shpreh se kjo duhet bërë duke shmangur tensione të mundshme.

Ambasadori italian në RTK deklaroi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të shpejtojë me verifikimin e nënshkrimeve që janë dërguar nga qytetarët e katër komunave në veri të vendit, që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet atje.

Related Articles