Sot, një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës dyshohet se ka hasur në forca serbe.
Një qytetar ka raportuar se gjatë kalimit në këtë fshat, në pikën e KFOR-it në Bervenik, ka parë forca serbe ku i kanë drejtuar armën në momentin që është parë.
Gazeta Insajderi merr vesh se qytetari që e lajmëroi rastin tash është në vendin e ngjarjes duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.
Siç merr vesh Insajderi, ata po kërkojnë versionin e tij, se si e ka parë ai ngjarjen.