Të paktën 30 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën për shkak të sulmeve ajrore izraelite në lagje të shumta në Deir al-Balah në qendër të Gazës të shtunën, thanë mjekët nga Spitali i Martirëve Al-Aksa dhe Spitali Al-Awda.
Videoja e siguruar nga CNN nga Al-Aqsa tregon fëmijë të plagosur në mesin e atyre që janë dërguar me urgjencë për trajtim, dhe trupa të pajetë të mbështjellë me rroba në dyshemenë e spitalit, duke përfshirë një foshnjë të vdekur.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se goditën të shtunën një sërë “qendra komanduese dhe kontrolli operacionale” të Hamasit në Gazën qendrore. IDF-ja tha se avionët e saj goditën objektivat e Hamasit në lagjet Nuseirat dhe Deir al-Balah.
Të paktën 28 mijë e 858 palestinezë janë vrarë, dhe 68 mijë e 667 janë plagosur në Gaza, që nga 7 tetori kur nisën sulmet izraelite, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Izraeli vlerëson se rreth 10 mijë militantë të Hamasit janë vrarë që nga 7 tetori.