Llapi ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sot në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Klubi nga Podujeva ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë gabimin e Ballkanit, duke iu afruar tashmë kreut në vetëm 4 pikë.
Llapi triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Dukagjinit, falë një dopiete nga Muhamed Hyseni. Victor Hugo shënoi golin e vetëm të mysafirëve.
Kujtojmë që Llapi ishte me një futbollist që nga minuta e 7-të, kur lojtari i Dukagjinit, Besir Iseni preku topin me dorë, çka bëri që përpos kartonit të kuq të akordohej edhe penallti për skuadrën kundërshtare.
Kjo fitore e afron Llapin në 4 pikë me Ballkanin lider, kurse Dukagjini për momentin renditet i gjashti.
Ndërkohë Malisheva shënoi një fitore bindëse ndaj Fushë Kosovës me rezultat 4-1.
Fushë Kosova tashmë shkon në 7 ndeshje pa fitore, ndërkohë Malisheva e kalon Prishtinën në renditje, duke u rikthyer në vendin e katërt.
Xhiron që vjen, Malisheva i shkon Prishtinës, kurse Fushë Kosova e pret Llapin në shtëpi.