Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se ende nuk ka zgjidhje për heqjen e dinarit në Kosovë dhe se do ta informojë opinionin kur të ketë.
“Kur ta di se cila do të jetë zgjidhja, do t’ju informoj”, tha Vuçiq për TV Prva.
Ai më tej tha se “do të kërkojë zgjidhjet më të mira për popullin serb”, sepse – sipas tij – “njerëzit nuk mund të mbeten të uritur” dhe se duhet bërë gjithçka që ata të jetojnë në Kosovë.