Skuadra e Bayern Munich pësoi një tjetër humbje në Bundesliga, pasi u mposht nga Bochumi me rezultatin 3:2.
Pas kësaj humbje u raportua se Thomas Tuchel mund të shkarkohet nga posti i trajnerit.
Megjithatë, Sky Sport thotë se bordi bavarez ka vendosur të vazhdoj me teknikun gjerman dhe s’e kanë në plan shkarkimin.
50-vjeçari ka kontratë me kampionin gjerman deri në vitin 2025.
Tuchel te Bayerni kaloi gjatë vitit 2023, kështu në sezonin e kaluar ai fitoi titullin e Bundesligas.