Skuadra e AC Milan ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Monzas, e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në stadiumin “Brianteo” dhe u mbyll me rezultatin 4:2.
Monza i befasoi “kuqezinjtë” qysh në pjesën e parë, pasi në minutat e fundit të 45 minutave të para shënoi dy gola me anë të Pessina dhe Dany Mota-s.
Në pjesën e dytë, punët për ekipin e Stefano Piolit u përkeqësuan, pasi Luka Jovic u ndëshkua me karton të kuq.
Edhe pse me një lojtar më pak, Milan arriti ta barazonte rezultatin në 2:2 me golat e shënuar nga Giroud dhe Pulisic.
Por, festa e golit të barazimit nuk zgjati shumë, pasi Bondo shënoi një gol të bukur për t’ia dhënë tri pikë të mëdha klubit të tij.
Golin e fundit në këtë ndeshje e realizoi Colombo.
Me këtë humbje, Milan mbetët në pozitën e 3-të me 52 pikë, kurse Monza në pozitën e 11-të me 33 pikë.