O’Brien shkon për vizitë në Mal të Zi, pak ditë pas deklaratës për partneritetin me qeverinë e Kosovës

O’Brien shkon për vizitë në Mal të Zi, pak ditë pas deklaratës për partneritetin me qeverinë e Kosovës

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien do të vizitojë sot Malin e Zi.

Në mesin e shumë takimeve, ai do ta zhvillojë një të tillë edhe me kryeministrin malazez,  Milojko Spajiq, pas të cilit do të ketë edhe deklarime për media, raporton RTCG.

Më pas, është paralajmëruar një takim i dialogut ekonomik malazezo-amerikan.

Zyrtari i lartë amerikan i cili sot viziton Malin e Zi, në një intervistë dhënë ditë më parë për Zërin e Amerikës “deklaroi se SHBA-ja është e shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

O’Brien deklaroi mes tjerash  se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thosha, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha O’Brien.

“Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin, thotë zyrtari i lartë amerikan. Ndonëse Shtetet e Bashkuara e kishin këshilluar qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë, ajo vendosi ta zbatojë atë, pa konsideruar këshillat e partnerëve kryesorë”, shtoi ai, transmeton Klankosova.

I pyetur lidhur me marrëdhëniet Kosovë Serbi që pas marrëveshjeve të Ohrit, O’Brien tha se zbatimi i tyre, i përket secilës palë të ndërmarrë veprimet e veta, e pakushtëzuar nga pala tjetër. Serbia tha ai, ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt njohjes de-fakto të Kosovës, si çështja e targave dhe dokumenteve doganore.

Related Articles