Aksidentohen dy vetura në Slivovë, shkaktohen kolona të gjata drejt Gjilanit

Aksidentohen dy vetura në Slivovë, shkaktohen kolona të gjata drejt Gjilanit

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në aksin Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Slivovë.

Indeksonline raporton se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Në pamjet e siguruara shihet se aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me ekzaminimin e rastit.

Më poshtë ju sjellim pamje nga Slivova:

Related Articles