Duriqi: Tërnava i vetmi nga imamët në rajon që e ka takuar bashkëpunëtorin e Putinit

Duriqi: Tërnava i vetmi nga imamët në rajon që e ka takuar bashkëpunëtorin e Putinit

Abdul Vahid Niyazov, një nga njerëzit kryesor të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, erdhi kohë më parë në Kosovë.

Ai si kryetar të Forumit Islamik të Evropës, u prit nga kryemyftiu i Kosovës Naim Tërnava.

Por, sipas një raporti të United Royal Services, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, përmes këtij forumi dhe organizatave tjera bamësirë Rusia po synon ta destabilizojë Evropën.

“A po përdorët islami për të shtrirë ndikimin rus?”, ishte tema që u diskutua në edicionin e sotëm të Kosova Today, në Klan Kosova.

Gazetari i Insajderit Visar Duriqi, tha se bashkëpunëtori i afërt i presidentit rus Vladimir Putin, u prit vetëm nga Naim Tërnava.

“Edhe atëherë patëm kërkuar llogari nga myftiu Tërnava, por nuk patëm marrë përgjigje. Kryeimami pati thënë se nuk e kam ditur se kush është”, tha Duriqi.

“Ideja është se kush ka qenë ky edhe që ka qenë deputet i partisë së Putinit, ka qenë në Google. Pra, nëse dikush çon ftesë dhe kërkon takim, gjëja e parë që duhet ta bësh është që të kërkosh çdo gjë që është publike”, theksoi ai.

Related Articles