Aliu: Hapet thirrja për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve në komuna

Aliu: Hapet thirrja për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve në komuna

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se është hapur një thirrje për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve në komuna.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se afati i dorëzimit është deri më 29 shkurt të këtij viti.

“Kërkesat do të shqyrtohen në pjesën e parë të muajit mars. Në pjesën e dytë të muajit mars do të nënshkruhen memorandumet”.

“Në fillim të muajit prill do të dërgohen për miratim në Qeveri të Kosovës”, ka thënë Aliu. 

Related Articles