Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se Lajçak mundet të mos jetë ndërmjetës i dialogut Kosovë-Serbi.
Ajo tha se me ardhjen e zgjedhjeve të reja në BE, do të ketë komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj të cilët do ta marrin përsipër procesin e dialogut.
Ndërsa Osmani bën të ditur se Lajçak e ka mandatin e deri në gusht, dhe pas gushtit mund të jetë dikush tjetër në vend të tij.
“Janë disa muaj vendimtarë në dialog, sepse në maj janë zgjedhjet në BE. Pas zgjedhjeve në BE do të kemi komisionerë të rinj, zyrtarë të rinj, të cilët do ta marrin përsipër procesin e dialogut. Sipas të gjitha gjasave dhe ndërmjetësues të ri nga ajo që më është thënë nga vetë Lajçak, i cili e ka mandatin deri diku në gusht, në mos gabofsha”.